El Salvador njeh Kosovën

11:08 / 29.06.2013

El Salvador është shteti i radhës që njeh pavarësinë e Kosovës. “El Salvador tashme ka marr vendim për ta njohur Kosovën shtet sovran dhe te pavarur. MPJ tashme ka marr konfirmimin nga Ambasada e këtij shteti në OKB”.

 Kështu ka thënë për “Epokën e re” një burim brenda MPJ-së.

Njohja formale sipas këtij burimi do të vijë të hënën, kur ky shtet pritet të dërgoj në Prishtinë edhe noten vebale.

Shteti i fundit që ka njohur Kosovën ishte Egjipti. Ministri Hoxhaj në këto dy vjet disa herë ka vizituar Amerikën Latine dhe ka takuar përfaqësues të këtyre shteteve.

Ndërkaq, mbrëmë ministri Hoxhaj kishte paralajmëruar në “Twitter” një njohje të re. “Lajmi i fundit: Kosova evropiane pret sot një njohje të re nga një shteti i Hemisferës Perëndimore! Detalet se cili do të jepen së shpejti”, pati shkruar Hoxhaj. /Telegrafi/

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.