Elbasan, aksidentohet rëndë një këmbësor
Një 25-vjeçar është aksidentuar rëndë të hënën në aksin rrugor Elbasan – Librazhd, në vendin e quajtur Xibrrakë.Burime nga policia bënë të ditur se B.Osmani, 25 vjeç, ishte duke ecur në këmbë kur u përplas nga një furgon mallrash tip “Wolsvagen”, me drejtues Sulejman Zafa.
Start njofton se i aksidentuari është dërguar në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ku aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Mësohet se policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit, pasi dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara. /Telegrafi/