Elbasan, digjet plotësisht tregu i romëve
Gjatë orës 02:30 të mëngjesit është djegur plotësisht tregu i romëve në lagjen ‘5 Maji’, në qytetin e Elbasanit. Zjarri ka vijuar deri rreth orës 05:30 minuta, ndërsa të gjitha zjarrfikëset e qytetit të Elbasanit u angazhuan për të vendosur në kontroll flakët e zjarrit, njofton BalkanWeb.
Nga të dhënat paraprake mësohet se zjarri i vendosur mund të ketë qenë i qëllimshëm. Djegia e tregut rrezikoi njëkohësisht banesat dhe objektet përreth tij. /Telegrafi/