Elbasan, godet me sëpatë vëllain
Një 35-vjeçar ka goditur me sëpatë vëllain e tij mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “5 Maji” të qytetit, pas një konflikti mes dy vëllezërve.Pas debateve, Gëzim Caka e ka qëlluar atë me sëpatë vëllain e tij Edmond Caka. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Elbasanit, por duke qenë se gjendja e tij ishte shumë e rëndë, ai është nisur në Spitalin ushtarak në Tiranë për një ndihmë më të specializuar.
Policia ka arritur të arrestojë edhe autorin e plagosjes ndërsa ka filluar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Telegrafi/