Elbasan, humb jetën katërvjeçari

15:44 / 7.09.2012
Një aksident tragjik është shënuar mesditën se premtes në Elbasan. Një kamion në pronësi të firmës “Kurum International” ka përplasur për vdekje një fëmijë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin nacional Elbasan-Peqin, pranë fshatit Balldren ku mjeti tip kamion me targa EL 8355 B, i cili drejtohej nga 50-vjeçari Roland Caca, ka aksidentuar të miturin.

Klisian Baxhaku, katër vjeç ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga plagët e rënda që ka marrë si pasojë e përplasjes. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për të bere zbardhjen e rrethanave te ketij aksidenti. Burimet zyrtare të policisë lokale bëjnë me dije se në Komsiariatin e Elbasanit është shoqëruar menjëherë drejutesi i kamionit.

Një ditë më parë një nënë 28-vjeçare dhe djali i saj, katërmuajsh kanë humbur në një aksident tragjik. Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor Kavajë-Plepa, në afërsi të Golemit, kur një automjet i tipit Benz me targa angleze ka përplasur nënën dhe foshnjën e saj, transmeton TCH.

Si rezultat i shpejtësisë së mjetit përplasja ka rezultuar fatale për Violeta Metanin me banim në Rrogozhinë dhe djalin e saj katërmuajsh, Sajmir Metani. Gruaja ka qenë duke kaluar nga njëri krah i rrugës në tjetrin, kur është përplasur nga automjeti i drejtuar nga Latif Tola, 41 vjeç nga Hasi me banim në Angli. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
19:09 / 18.05.2013
Çiljeta Xhilaga, Foto: FB

Çiljeta e gatshme për fëmijë të tjerë

Çiljeta Xhilaga e ka ëndërruar ditën kur do të bëhej nënë dhe ka thënë se në të ardhmen mund të lindë edhe fëmij...
Teknologji
14:12 / 18.05.2013
Dita Digjitale e Kosovës

Dita Digjitale e Kosovës

Avancimi i biznesit me trendet më të fundit të reklamimit në internet, rrjete sociale dhe pajisje mobile ishte qëllimi i k...
Ekonomi
17:42 / 18.05.2013

Marrëveshja për Trepçën është e paligjshme

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), nëpërmjet një komunikate për media, ka bërë të ditur se është vënë në dijen...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.