Elbasan, makina përplas katër pjesëtarë të një familjeje
Një aksident i rëndë rrugor ka shkaktuar plagosjen e katër personave, dy nga të cilët janë në rrezik për jetë.Ngjarja u shënua sot në mesditë në pjesën jugore të unazës së qytetit të Elbasanit, kur një automjet tip “Audi”, me targa italiane, ka përplasur katër këmbësorë.
Policia e qarkullimit rrugor të Elbasanit bëri me dije se të katër këmbësorët ishin pjesëtarë të së njëjtës familje.
"Katër anëtarët e familjes Balliu ishin duke kaluar në anën tjetër të rrugës, teksa janë përplasur nga një automjet i cili ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Për pasojë kanë mbetur të plagosur bashkëshortët Niko dhe Flutura Balliu (40 vjeç), vajza e tyre A. Balliu (14 vjeç), si dhe djali 8-vjecar. L. Balliu".
Ata janë dërguar në spital, por konfirmohet se dy prej tyre janë në gjendje serioze për jetën, raporton “BalkanWeb”.
Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, Enzo Skënderi, 18 vjeç, i cili po merret në pyetje për të sqaruar edhe rrethanat që kane çuar në këtë aksident. /Telegrafi/