Elbasan: Makina përplas nënën me dy fëmijë, vdes 2 vjeçarja
Një aksident i rëndë ka ndodhur në segmentin rrugor Elbasan-Librazhd, ku një person ka gjetur vdekjen dhe dy të tjerë janë plagosur.Siç informon Noa, ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e quajtur Xibrakë ku një nënë e cila po kalonte rrugën me dy fëmijët e saj është përplasur nga një makinë.
Mësohet se si pasojë e goditjes, vajza e moshës 2 vjeçare ka gjetur vdekjen menjëherë, ndërsa nëna dhe vajza tjetër janë lënduar rëndë.
Policia ka ndaluar drejtuesit e automjetit, G. Mullai punonjës në burgun e Peqinit, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/