Elbasan, plagos katër të afërm për pronat, pranga 45-vjeçarit

11:17 / 18.10.2012
Një 45-vjeçar nga Belshi, ka përfunduar në pranga pasi plagosi me thikë katër të afërm për motive pronësie.

Burime nga Policia e Elbasanit bëjnë të ditur, se Ramadan Bali, 45 vjeç, A. Bali, 40 vjeç dhe B.Bali, 45 vjeç, kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të trupit, shtetasit S.Bali dhe Xh.Bali, 30 dhe 35 vjeç, të cilët janë të afërmit e tyre, raporton BalkanWeb.

Pas ndërhyrjes së menjëhershme të policisë, u bë e mundur shuarja e konfliktit midis palëve. Ndërkaq, pas hetimeve paraprake, policia konfirmoi se katër shtetas janë qëlluar me thikë nga 45-vjeçari Ramadan Bali, por fatmirësisht kanë marrë dëmtime të lehta.

Pas kontrollit në banesën e autorit, uniformat blu sekuestruan 5 kallëpe lënde plasëse "MAGNUM365", si dhe 5 pako me ambalazh letre, lëndë plasëse tritol. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.