Elbasan, vrasin djalin, babai pëson infarkt
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e të mërkurës në qytetin e Elbasanit, ku janë regjistruar dy të vdekur, atë e bir. Gentian Beqiri 35-vjeç ka mbetur i vdekur si pasojë e një sulmi me armë nga persona ende të paidentifikuar, ndërsa ruhej nga policia, pasi ishte dënuar nga drejtësia me arrest shtëpie, njofton Top Channel.
Vetëm pak më vonë, babai i tij, Nezir Beqiri, i cili ndodhej i pranishëm në momentin e vrasjes së të birit, ndërroi jetë në spital, për shkak të një infarkti. Edhe pse i moshuari u dërgua me urgjencë në spital ishte e pamundur t'i shpëtohej jeta.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e vrasjes dhe autorët e krimit. /Telegrafi/