Elektricistin e mbyt rryma

14:43 / 30.07.2012
Përpjekjet për të bërë kyçjen e kabllos elektrike nga shtylla në një shtëpi, ka qenë fatale për elektricistin N.V. (48 vjeç), ka bërë të ditur policia rajonale e Ferizajt. Raportohet se viktima ishte duke punuar në një shtëpi në fshatin Bibaj të Ferizajt.

Toger Agim Gashi, zëdhënësi rajonal i policisë, ka thënë se viktima, derisa po bënte lidhjen e kabllos në shtyllën elektrike, ka prekur njërin nga telat me tension dhe për pasojë është përplasur në asfalt. “Me gjithë përpjekjet, 48-vjeçari nuk ka mundur t’u përballojë lëndimeve dhe ka gjetur vdekjen”, ka thënë Gashi, transmeton Kosovapress.


Mësohet se në vendin e ngjarjes, kanë dalë Njësiti i Hetimeve Rajonale të Policisë në Ferizaj, Forenzika Rajonale dhe ekipet e KEK-ut, të cilat e kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes. Ndërkohë që Njësiti Rajonal i Hetimeve po merret me rastin, Prokuroria e Qarkut në Prishtinë, ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.