Elvis Cefa, nënkryetar i KLD-së
Elvis Cefa është zgjedhur nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Cefa, është anëtari më i ri i KLD-së, i dalë nga radhët e mazhorancës dhe do të jetë tashmë numri dy i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pas shkarkimit të paraardhësit të tij, Kreshnik Spahiu.Kandidatura e tij u propozua nga presidenti Nishani, ndërsa u pranua dhe mori mbështetjen e anëtarëve të tjerë.
Ish-Presidenti Bamir Topi propozoi pas largimit të Spahiut emrin e Ilir Mustafajt, por për shkak të kundërshtimit të ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi dhe disa anëtarëve të tjerë të KLD-së, emri i tij nuk kaloi asnjëherë në votim. /Telegrafi/