Emërtimet e institucioneve në kundërshtim me ligjin

9:33 / 19.10.2012
Lidhja Demokratike e Kosovës i konsideroi të kundërligjshme vendimet e fundit të Qeverisë për emërtimin e institucioneve themelore të dijes dhe të kulturës në Kosovë.

Sipas tyre, dështimet në fushën e arsimit, të shkencës dhe të kulturës Qeveria po përpiqet t’i mbulojë me vendime ekskluzive dhe të kundërligjshme dhe vetëm sa po e dëshmon deficitin e saj intelektual dhe kulturor.

“Universiteti i Prishtinës, Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës dhe Instituti i Historisë janë emërtuar kështu në Statutet e tyre dhe kjo nuk mund të ndryshohet me vendime të Qeverisë. Ndryshimet mund të bëhen vetëm me ndryshimin e Statuteve, ndërsa kompetencën për miratimin e Statuteve e ka vetëm Kuvendi i Republikës së Kosovës”, thuhet në kumtesë.

LDK i bëri thirrje Qeverisë që të punojë për arsimin, shkencën dhe kulturën, që t’i ndihmojë institucionet dhe jo të fshehë mospunën e vet me vënie emrash.

“Lidhja Demokratike e Kosovës dëshiron të theksojë se në traditën e gjatë evropiane, universitetet e marrin emrin sipas vendit, ndërsa nuk ka asnjë Bibliotekë Kombëtare dhe Universitare që quhet ndryshe, pos me këtë emër. Edhe në këtë rast, Lidhja Demokratike e Kosovës i bën thirrje Qeverisë që të dërgojë për ratifikim në Kuvendin e Republikës së Kosovës vendimet për themelimin e Universitetit të Prizrenit dhe të atij të Pejës, sepse në mungesë ratifikimi këto institucione po veprojnë në kushte jolegale”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.