Emrat spiunëve shqiptarë në Maqedoni

10:44 / 4.08.2012
Komisioni për Lustrimin në Maqedoni ka publikuar mbrëmë në faqen zyrtare emrat dhe dosjet e personave që kanë qenë bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete. Krahas bashkëpunëtorëve maqedonas, janë publikuar edhe emrat e katër spiunëve shqiptarë.

Personat e shpallur si bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete në të kaluarën janë: Sllobodan Ugrinovski, Zoran Jovanovski (anëtar i këshillit komunal në Rosoman), Vladimir Millcin (regjisor dhe kryetar i Institutit Shoqëri e Hapur – Soros), Faredin Miftari ( Drejtor i burgut), Sejfedin Haruni (ish-deputet dhe kryetar i PPD-së), Jordanço Jevrevski (dekan i Fakultetit të Arteve dramatike), Nikolce Babovski (kandidat për deputet), Vangel Gagacev (ish-gjykatës), Kosta Ballabanov, Shaban Shehu dhe Mahi Nesimi.

Në faqen e Komisionit të Lustrimit janë shpallur vendimet që konfirmojnë këto persona si bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete në të kaluarën, kryesisht bashkëpunëtorë të UDB-së jugosllave, por gjithashtu janë shpallur edhe dokumente dhe dosje plotësuese.

Komisioni për Lustrimin në të ardhmen në bazë të Ligjit të ri gradualisht do të publikojë emrat e bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete në Maqedoni. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.