Ende nuk ka vendim për zhvendosjen e Lapidarit të UÇPMB-së!

13:41 / 16.01.2013
Propozimi për zhvendosjen e lapidarit të UÇPMB-së nga hapësira e Komunës së Preshevës në oborrin e xhamisë, afër 50 metra më larg, është duke u diskutuar ende nga liderët e institucioneve dhe partive politike në Luginën e Preshevës. Kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi ka konfirmuar për Telegrafin se kjo çështje do të diskutohet prapë gjatë një takimi tjetër që do të mbahet pasdite.

Më herët është njoftuar se ishte propozuar zhvendosja e lapidarit të UÇPMB-së, ndërsa si kompensim në të njëjtën kohë do të zhvendosej edhe lapidari i Xhandarmërisë serbe në fshatin Lluçan të Bujanocit.

“Edhe kjo çështje do të diskutohet në takimin e pasdites në Preshevë, sepse mua më është dashur kthehen në Bujanoc për një takim tjetër”, ka shpjeguar Arifi për Telegrafin.

Në anën tjetër, në mesnatë ka kaluar afati të cilin ministria serbe e Drejtësisë ua kishte dhënë autoriteteve në Preshevë që ta largojnë lapidarin e UÇPMB-së. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Nagip Arifi
Nagip Arifi
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.