Engel: Politika ta votojë heqjen e imunitetit
Vetëm pak orë para së Parlamenti shqiptar të mblidhet për votimin e ndryshimeve kushtetuese për heqjen e imunitetit, kongresisti amerikan Eliot Engel ka ftuar klasën politike shqiptare të votojë këto ndryshime. Duke iu referuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eliot Engel, thotë në një intervistë për gazetën “Bota Sot” thotë se asnjë senator apo zyrtar atje nuk ka imunitet. Në këtë drejtim duke iu referuar kërkesës së BE për statusin kandidat të Shqipërisë në vjeshtën e këtij viti.
Engel thotë se palët duhet të angazhohen për heqjen e tij, si rruga më e mirë për këtë proces. “Siç e di unë në qoftë se miratohet Ligji për heqjen e imunitetit, BE-ja do t`a shoh atë si një sinjal pozitiv për Shqipërinë në BE.
Përderisa BE thotë kështu mendoj se do jet pozitive edhe për Shqipërinë që t`a heq imunitetin. Ne në SHBA ne nuk kemi imunitet, unë vetë nuk kam imunitet, asnje anëtar i Senatit, Kongresit apo zyrtar i lart nuk ka imunitet.
Çdo anëtar i Kongresit, senatitit apo zyrtar i lart janë si çdo shtetas Amerikan, dhe në opinionin tim është më mirë që edhe në Shqipëri, të hiqet imuniteti. Unë nuk e di se cili është teksti i këtij ligji, mbasi unë nuk e kam parë, natyrisht që dhe nuk dëshiroj të komentoj.
Por, në qoftë se është e vërtet se BE-ja e shef këtë ligj me favor për një vend që e ka hequr imunitetin - kjo do të ndihmoj Shqipërinë në integrimin në BE dhe do jete një hap pozitiv për Shqipërinë”, u shpreh Engel.
Sa i përket marrjes së statusit kandidat në BE të Shqipërisë vjeshtën e këtij viti, Engel thotë se është në favor të këtij hapi, edhe në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
“Unë gjithmonë kam qenë në favor për statusin e kandidatit të BE-së për Shqipërinë, edhe këtë vjeshtë në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Unë dëshirojë të shohim Shqipërinë dhe Kosovën si anëtare të BE-së dhe anëtare të NATO-s së bashku. Unë mendoj se BE-ja është e rëndësishme për Shqipërinë dhe Shqipëria duhet të jetë në BE dhe pas Shqipërisë, edhe Kosova të jetë në BE” tha ai.
Në intervistën e tij, Engel, ka komentuar edhe zhvillimet e dy dekadave të Shqipërisë, ndërsa ka veçuar faktin se gjatë viteve të fundit është bërë progres i konsiderueshëm në të gjitha fushat. Kongresisti demokrat, Eliot Engel, është një anëtar i lartë i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësueseve në Kongresin amerikan dhe kryetar i Grupit të Çështjeve Shqiptare. /Telegrafi/