Eqa “reciklon” Hanefiun

15:54 / 22.06.2013

Ish-kryetari i Prizrenit, Eqrem Kryeziu nuk dëshiron që të riciklohet për kryetar të këtij qyteti. Ai disa herë është shprehur kundër riciklimeve të njerëzve. “Nuk më pëlqen riciklimi i njerëzve”, ka thënë Kryeziu.

Përkundër këtij qëndrimi, Kryeziu nuk ka kundërshtuar riciklimin e kandidatit tjetër të LDK-së, Hanifi Muharremit. Ai, madje po i jep përkrahje Muharremit që të kandidojë për kryetar të Prizrenit. Burimet e portalit “PrizrenPress”, bëjnë të ditur se Kryeziu dëshiron që edhe në zgjedhjet e këtij viti, LDK-së të garojë për kryetar të Prizrenit me Muharremin.

“Hanifia përkrahjen më të madhe për të garuar për kryetar të Prizrenit e ka nga Kryeziu”, ka thënë burimi.

LDK-ja në Prizren në Kryesinë e LDK-së në Prishtinë, ka dërguar dy emra për kryetar të Prizrenit, atë të Eqrem Kryeziut dhe Hanifi Muharremit, ndërkaq Dega e LDK-së në Zhur, e ka dërguar emrin e Nijazi Ademajt. Këto dy degë të LDK-së, në mungesë të gjetjes së një kandidati të përbashkët, veç e veç, i kanë dërguar propozimet e tyre në Prishtinë për kryetar të Prizrenit.

Hanifi Muharremi e ka konfirmuar për “PrizrenPress” se LDK-ja në Prizren e ka propozuar emrin e tij dhe të Eqrem Kryeziut për kandidat për kryetar të Prizrenit.

“Po është e vërtet që unë dhe Eqremi jemi propozuar që të kandidojmë për kryetar të Prizrenit, në zgjedhjet e këtij viti. Emrat janë dërguar në Kryesi të LDK-së në Prishtinë dhe Këshilli i Përgjithshëm do të vendosë se cili nga ne dy do të jetë kandidat për kryetar të Prizrenit”, tha Muharremi.

Në zgjedhjet e vitit 2009, Muharremi ka qenë kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit. Ai ka humbur garën përballë kryetarit aktual të Prizrenit, Ramadan Muja.

Burimet brenda LDK-së tregojnë se Eqrem Kryeziu nuk ka kundërshtuar propozimin e Muharremit për kryetar të Prizrenit.

“Jo vetëm që nuk e ka kundërshtuar,por edhe e ka mbështetur propozimin e Muharremit. Kur je kundër riciklimit atëherë është dashur t’i thuhet jo edhe riciklimit të Muharremit dhe të kërkohet një kandidat tjetër”, ka thënë burimi i “PrizreniPress”.

Mënyra e propozimeve të kandidatëve për kryetar të Prizrenit, deri më tash është kundërshtuar edhe nga disa anëtarë të LDK-së. Sipas tyre, nëse LDK-ja hynë në zgjedhje me këto probleme, atëherë vështirë do të ketë që të fitojë Prizrenin. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.