Erdogan: Megjithëse nuk duam, lufta me Sirinë nuk është larg

11:32 / 6.10.2012
Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan ka paralajmëruar se lufta me Sirinë nuk është larg, megjithëse shteti turk nuk është i interesuar për luftë.

Mediat sot kanë raportuar se një mortajë nga Siria ka goditur sot territorin turk. Sipas agjencisë së lajmeve Anadolu, mortaja ka rënë në një zonë rurale, pranë fshatit Guvecci, gjatë luftimeve intensive ndërmjet forcave të presidentit sirian, Bashar al-Assad, dhe kryengritësve rebelë.

Mësohet se nga mortaja nuk ka pësuar asnjë njeri. Agjencia Anadolu thotë se trupat turke pranë Guveccit janë përgjigjur menjëherë me armë zjarri.

Artileria turke u është përgjigjur granatimeve nga Siria qysh të mërkurën, kur një mortajë ka rënë në një qytet kufitar të Turqisë, duke vrarë pesë civilë.

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se lufta e Turqisë me Sirinë “nuk është larg”.

“Ne nuk jemi të interesuar për luftë, por nuk jemi larg asaj”, ka thënë Erdogan. /Rel/Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Arkiv
Foto: Arkiv
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.