Është koha që Izraeli të investojë në Shqipëri!

22:24 / 2.08.2012
Në Shqipëri është hapur të enjten Ambasada e Izraelit, ku në ceremoninë e organizuar ishte pjesëmarrës edhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Avigdor Liberman.

Pas takimit me ministrin e Jashtëm shqiptar, Edmond Panariti, Liberman tha se hapja e ambasadës do të jetë një shtysë për të cuar përpara marrëdhëniet e qëndrueshme mes dy vendeve.

Liberman, i cili njëherësh është edhe zëvendëskryeministër i qeverisë izraelite, tha se tani është koha që raportet politike të shoqërohen edhe me një intesifikim të marrëdhënieve ekonomike.

Në këtë kohë krize tha ai, kompanitë izraelite po hedhin sytë drejt tregjeve të reja dhe Shqipëria është një mundësi u shpreh ministri Liberman.

Nga ana e tij ministri i Jashtëm shqiptar Panariti deklaroi se bashkëpunimi ekonomik mund të shtrihet në shumë fusha, që nga turizmi, bujqësia apo industria, raporton VoA.

Shqipëria dhe Izraeli kanë një marrëdhënie të veçatë mes tyre, të ushqyer veçanërisht pas mbrojtjes së rrallë që shqiptarët i ofruan hebrenjve që kërkonin t’i shpëtonin përndjekjes së nazistëve gjatë luftës së dytë botërore. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Avigdor Liberman (djathtas), i shoqëruar me një grup biznismenësh hebrenj në takim me kryeministrin shqiptar, Sali Berisha
Avigdor Liberman (djathtas), i shoqëruar me një grup biznismenësh hebrenj në takim me kryeministrin shqiptar, Sali Berisha
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.