Është zhdukur Monika Berisha nga Zara

10:59 / 19.09.2012
Monika Berisha, 17 vjeçare nga Zara e Kroacisë, është zhdukur para 9 ditëve dhe nuk ka asnjë gjurmë se ku mund të ndodhet ajo.

Policia në Zarë në bashkëpunim me policinë në Zagreb përpiqen ta gjejnë 17 vjeçaren Monika Berisha, zhdukjen e së cilës e ka paraqitur e ëma, ditën e shtunë më 9 shtator. E ëma e saj pohon se ajo edhe më parë është larguar nga shtëpia, por pas dy tre ditëve përsëri është kthyer.

Zhdukja e 17 vjeçares Monika Berisha është paraqitur që para 9 ditëve, saktësisht më 9 shtator, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë gjurmë. E ëma e saj, pohon se disa ditë para zhdukjes, Monika ka biseduar me të ëmën për të shkuar në Zagreb tek një moshatare dhe shoqe e saj.

Sipas saj, ajo është dashtë atje të qëndrojë vetëm gjatë vikendit, informon agjencia e lajmeve INA.

Mirëpo, vajza ka shkuar tek shoqja e sajë, ndërsa nuk është kthyer në shtëpi. E ëma ka deklaruar se ajo edhe më parë është larguar nga shtëpia, por pas dy tre ditëve zakonisht është kthyer sërish në shtëpi.

Telefoni i sajë celular, nga dita e shtunë është shkyçur dhe nuka ka qasje-shkruan gazeta “Zadarski List”. Luten të gjithë që kanë ndonjë informacion për këtë vajzë, të njoftojnë stacionin më të afërm të policisë, ose në e-mailin për personat e zhdukur : nestali@nestali.hr. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Monika Berisha
Monika Berisha
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.