EULEX-i dënon sulmet në veri të Kosovës

15:30 / 26.02.2013

Misioni i BE-së për sundimin e ligjit EULEX dënoi sulmet e fundit me granata në veri të Kosovës dhe u bën thirrje atyre që kanë informata lidhur me këto sulme të raportojnë.

EULEX-i dhe Policia e Kosovës janë duke punuar së bashku në hetimin e këtyre sulmeve.

“Gjatë javëve të fundit ka pas një numër sulmesh të tilla në veri të Kosovës. Policia e Kosovës dhe e EULEX-it kanë rritur masat e sigurisë dhe patrullimet. Hetimet kanë nisur”, thuhet në komunikatë.

“Këto sulme të papërgjegjshme dhe të pamatura janë kërcënim i drejtpërdrejtë për banorët e zonës si dhe për sigurinë publike. Sulmet sfidojnë sundimin e ligjit. Është e rëndësishme që ata që kanë informacion në lidhje me këto sulme të vijnë dhe të raportojnë, në mënyrë që të kryesit e sulmeve të mos lejohen të vazhdojnë rrezikimin banorëve të atjeshëm”, tha Ole Madsen, shefi i Policisë Ekzekutive të EULEX-it.

Ata që kanë informacion në lidhje me këto sulme duhet të telefonojnë Task Forcën e EULEX-it për Mitrovicën në 038 512 638. /Telegrafi/

 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.