EULEX-i heton Doganat për pasaportat

18:23 / 10.01.2013
Hetuesit e EULX-it po gjurmojnë edhe përgjegjësinë e autoriteteve doganore në rastin e pasaportave biometrike në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Zyrtarët doganorë po hetohen për lëshim në rastin e një kontingjenti të pasaportave të cilat thuhet se nga Ministria e Brendshme janë paraqitur rrejshëm si letër printimi.

Natali Velijaj dhe zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme nuk janë të vetmit që po hetohen për keqpërdorime në rastin e kontratës për prodhimin e pasaportave biometrike.

Burime të “Radio Kosovës” bëjnë të ditur se pjesë e hetimeve tani janë edhe zyrtarët e Doganave të Kosovës për shkak se nuk kishin respektuar të gjitha procedurat e kontrollit dhe sigurisë në rastin e një kontingjenti pasaportash për rajonin e Pejës ku Ministria e Punëve të Brendshme i kishte deklaruar si letër printuese.

Doganat pretendojnë se nga ky kontigjent Ministria e Brendshme u ka borxh 354 mijë euro. Sektori i auditimit të jashtëm i doganave ka konstatuar se Ministria ka shkelur rregullat në rastin e deklarimit dhe zhdoganimit të mallit duke ndërruar numrin tarifor të mallit. Pikërisht për këtë Prokuroria ka ngritur dyshimet për përfshirje edhe të zyrtarëve doganor.

Rreth kësaj çështjeje nuk janë përgjigjur zyrtarët e Doganave të Kosovës e as ata të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ndërsa, zëdhënësja e EULEX-it, Bardha Azari, ka thënë se aktualisht nuk mund ta komentojnë këtë situatë ngase gjithçka është në proces.

E dyshuara kryesore deri më tani në rastin e pasaportave biometrike, Natali Velijaj këtë javë pritet të nxjerr të dhëna të tjera rreth përfshirjes së zyrtarëve të qeveritar në këtë keqpërdorim. /Telegrafi/


 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Arkiv
Foto: Arkiv
 
 
Magazina
11:19 / 24.05.2013
Avril Lavigne

Avril Lavigne theu barrierat për albumin e ri

Këngëtarja amerikane, Avril Lavigne, ka thyer barrierat e saj emocionale për albumin e saj të ri, që këmbëngul se e ka s...
Teknologji
13:07 / 24.05.2013
Samsung debuton me modelin që bazohet në Tizen?

Samsung debuton me modelin që bazohet në Tizen?

Marrëdhënie e Google me Samsung duket të jetë stabile për momentin, mirëpo kjo e fundit është duke bërë plane të pav...
Ekonomi
11:58 / 24.05.2013

Qerimi shpërblen “Altima”n me 825 mijë euro

Kryeshefi ekzekutiv i Postës dhe Telekomit të Kosovës Ejup Qerimi, ka shpërblyer kompaninë kroate “Altima”, me të cil...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.