EULEX-i nuk do të futet në Kushtetutë

12:48 / 12.07.2012
Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ka filluar të enjten me ngritjen e çështjes për përfshirjen e EULEX-it në Kushtetutën e Kosovës, nga Lëvizja Vetëvendosje, por zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se ky mision nuk do të futet në kushtetutë dhe është përcaktuar që me 2/3 e votave të Kuvendit të vendoset kjo çështje.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka kritikuar kërkesën e misionit të EULEX-it të bëhet kategori kushtetuese në Kosovë.

“Siç po duket, qeveria dhe kryeministri, jo vetëm që e kanë pranuar, por e kanë pritur krahëhapur. Ekzistojnë disa çështje që duhet të trajtohen me kujdes, dihet që EULEX po zhvillon hetime për 60 zyrtarë, disa prej të cilëve të qeverisë, kurse në anën tjetër, qeveria u pajtua me i jep mandat kushtetues. Populli nuk mund të përfaqësohet e mbrohet nga një qeveri e shantazhuar. Ky vendim nuk mund të jetë kredibil, kjo marrëdhënie është e korruptuar dhe vendimi nuk mund të jetë objektiv. Po futet në kushtetutë një mekanizëm që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Konjufca, raporton KosovaPress.

Por, zëvendëskryeministri i vendit, Hajredin Kuçi ka thënë se ekzekutivi i vendit nuk ka pranuar që EULEX-i të futet në kushtetutë.

“Qeveria s’ka pranuar që EULEX-i të hyjë në kushtetutë. Ka pasur në Bruksel kësi lloj kërkesa, kemi negociuar për shkëmbimin e letrave ndërmjet presidentes dhe Ashtonit, nuk do të jetë kategori kushtetuese, përfundimi i pavarësisë së mbikëqyrur, nënkupton ndryshim i strukturës juridike të misioneve ndërkombëtare”, ka theksuar Kuçi.

Për më tepër, ai ka shtuar se obligimet ndërkombëtare që janë marrë duhet të kryhen, ndërkohë sa i përket kompetencave është propozuar draftligji dhe mbetet në dorën e kuvendit si ta amendamentojë, në mënyrë të bëhet zgjidhja më e mirë për institucionet.

Për të vendosur këtë Kuçi ka thënë se duhet edhe 2/3 e deputetëve të Kuvendit.

Ndërkohë deputeti, Sabri Hamiti ka thënë “Dëgjova me vëmendje Kuçin. Tha ekziston një ekip që ka biseduar që nuk duhet të hyjë në kushtetutë dhe kjo është mirë. Por pjesa tjetër ende është e paqartë, duhet Kuçi të thuhet më qartë se ajo që thatë se Ashton ndërron letra me kryetaren se e dini që një mision i tillë qysh ka ardhë herën e parë, një mision i tillë si EULEX-i mund të vijë prapë”.

Por zëvendëskryeministri Kuçi ka sqaruar se ftesa bëhet nga presidentja në formë të ftesës me kompetenca të qarta, se cili do të jetë mandati dhe duke i ftuar si misionet diplomatike, sipas Konventës së Vjenës.

Madje, Kuçi ka thënë se e ka një draft kopje që është duke u shkëmbyer dhe ka shprehur gatishmërinë që të dorëzoj në kuvend dhe te detajizohen të gjitha çështjet, në mënyrë që të mos vazhdohet mandati pa e pas pëlqimin e kuvendit së paku me dy të tretat.

Nga ana tjetër, kryetari i Grupit Parlamnetar të LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se letrat që dy ministrat, Besim Beqaj dhe Mimoza Kusari-Lila, në adresë të Këshillit Drejtues të OEK-ut përbëjnë presion ndaj komunitetit të biznesit nga ana e qeverisë.

“Përmes këtyre letrave, këta dy ministra ankohen se OEK-u, përmes kryetarit z.Gërxhaliu po i kritikon politikat e tyre ekonomike. Ku ka më shumë mjerim për një qeveri dhe ministra përgjegjës për zhvillim ekonomik që nuk mund të mbrohen nga kritikat e komunitetit të biznesit të bëra nëpër tryeza dhe debate? Në vend që këta dy ministra të argumentojnë për racionalitetin e vendimeve të tyre politike, ata kanë zgjedhur presionin institucional ndaj OEK-ut duke kushtëzuar mbështetjen e tyre për projektet e OEK-ut, e cila mbështetje është tepër simbolike”, ka thënë Beqiri.

Por, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka thënë se Qeveria është e përkushtuar për zhvillim ekonomik dhe kjo po argumentohet me fakte. Ai për letrën ka thënë se letra duhet të kthehet me përgjigje profesionale dhe jo për t’u politizuar.

“U ngrit çështja e një letre dhe letra duhet të ketë përgjigje profesionale dhe me shkrim, e të mos shërbej për debate politike, të cilat nëse ka tendencë për disiplinim, por letra i është adresuar Këshillit Drejtues të OEK-ut që duhet të shikonte profesionalisht dhe nëse ka argument që nuk është i saktë, të mos trajtohet kjo në nivele politike. Po shihet qartë po ka tendencë për ta instrumentalizuar dikush në aspektin politik”, ka thënë ai.

Ministri Beqaj i ka thënë deputetit Beqiri që nuk i ka lexuar letrat dhe po flet pa i lexuar. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
9:31 / 19.06.2013

Prodhimet vendore, konkurrente me ato të rajonit dhe BE-së

Siguria dhe cilësia e ushqimeve të prodhuara në Kosovë, nuk është prapa prodhimeve të rajonit dhe vendeve të BE-së. Ek...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.