Evakuohet qendra e Podgoricës, gjendet bomba 150 kg
Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi ka urdhëruar tw enjten evakuimin e popullatës nga qendra e Podgoricës për arsye të nxjerrjes së një bombe prej 150 kg nga lumi Moraça.Si njofton Vijesti online, ekspertët kanë vlerësuar se bomba në shtratin e lumit Moraça është e pashpërthyer, dhe se ajo përmban edhe disa granata topi të kalibrave të ndryshëm, me peshë nga pesë deri në 10 kg.
Ekipi i ekspertëve ka vlerësuar se në lokacionin Skaline të kryeqytetit malazias distanca minimale e sigurisë në rast shpërthimi është 2 000 metra dhe se njerëzit duhet patjetër të evakuohen, raporton Koha.
Ekipi po ashtu ka urdhëruar hapjen e të gjitha dritareve në objektet e Presidencës, Kuvendit të Malit të Zi, të ndërtesës së vjetër të Qeverisë, pastaj të hotelit Podgorica, qendrës sportive Moraça dhe objektet e tjera në afërsi.
Aksioni i nxjerrjes së bombës së avionit nga Moraça do të zhvillohet tw premten nga ora 4:30, dhe për këtë rasye do të evakuohet e tërë popullata brenda diametrit prej 2 kilometrash. /Telegrafi/