"Evolucioni dhe Big Bengu janë gënjeshtra nga ferri" (Video)

19:46 / 7.10.2012
Evolucioni, embriologjia dhe teoria e Big Bengut "janë gënjeshtra që kanë dalë direkt nga gropa e ferrit, për të bindur njerëzit se ata nuk kanë nevojë për një shpëtimtar”, ka thënë republikani amerikan Paul Broun, anëtar i Komitetit për Shkencë, Gjithësi dhe Teknologji në Kongresin e SHBA-ve.

Broun, i cili me profesion është mjek, i tha këto fjalë në një fjalim në një kishë baptiste në fund të muajit të kaluar, por videoja nga ky fjalim është shfaqur tash vonë në publik.

"Fjala e Zotit është e vërteta. E kam kuptuar këtë. Të gjitha gjërat që unë i kisha mësuar në lidhje me evolucionin dhe embriologjinë, si dhe teoria e Big Bengut, që të gjitha këto janë gënjeshtra që kanë dalë direkt nga gropa e ferrit. Këto janë gënjeshtra që mua dhe të gjithë njerëzit të na ndalojnë të kuptojmë se kemi nevojë për një shpëtimtar", tha Broun.

Sipas tij, Toka është rreth 9.000 vjet e vjetër dhe është krijuar për ë gjashtë ditë.

Broun ka kandiduar sërish për të qenë anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan. Në zgjedhjet e 6 nëntorit, në qarkun e tij (distriktin e 10 të Georgias), nuk do ta ketë asnjë kundërshtar nga Partia Demokratike.

Zëdhënësja e tij tha se ai u xhirua gjersa fliste jozyrtarisht me anëtarët e grupit të kishës, rreth besimeve të tyre fetare. Megjithatë, agjencia AP shkruan se takimi është reklamuar dhe se videoja është postuar në faqen e internetit të kishës. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.