Evropa në acar

12:42 / 4.02.2012
Moti i acartë që ka përfshirë Evropën ka çuar në një shkurtim të furnizimeve me gazin rus për shumë vende.

 Një zëdhënëse e Bashkimit Evropian ka deklaruar se tetë vende kanë parë një reduktim të gazit për shkak të rritjes së ndjeshme të kërkesës në Rusi.

Zëdhënësja ka nënvizuar se situata nuk përbën një emergjencë, por po monitorohet nga autoritetet përgjegjëse për energjinë në BE.

Moti i ftohtë është konsideruar përgjegjës për vdekjen e rreth 160 personave, kryesisht në Evropën lindore, ku temperaturat kanë rënë nën -35 gradë Celsius.

Gjithashtu, temperaturat e tilla kanë përfshirë edhe vende si Italia dhe Franca, ndërkohë që Britania është në paralajmërim për rënie dëbore gjatë fundjavës.

“Mund të konfirmoj se ka pasur një rënie të furnizimit me gaz në shtete të ndryshme anëtare, si në Poloni, Sllovaki, Austri, Hungari, Bullgari, Rumani, Greqi dhe Itali. Megjithatë, nuk është një situatë emergjente”, ka deklaruar zëdhënësja Marlene Holzner., transmeton TCh.

Korrespondentët e mediave ndërkombëtare deklarojnë se rënia e papritur e furnizimeve me gazin rus, që kalon përmes Ukrainës, po shkakton frikë për një përsëritje të krizës së vitit 2009, kur tensionet mes Moskës dhe Kievit çuan në ndërprerjen e furnizimeve për një pjesë të Evropës për rreth 2 javë.

Vendet si Bullgaria, Serbia dhe Bosnja varen pothuajse tërësisht nga Ukraina. “Gazprom”, kompania ruse që ka monopolin e eksportit të gazit, deklaroi të premten se po furnizon brenda mundësive të saj. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
 
 
Magazina
10:22 / 17.05.2012
Genta Ismajli

Genta Ismailji bashkëpunim me Dj Blunt

Këngëtarja Genta Ismajli do të vijë në bashkëpunim kësaj radhe me DJ kosovar DJ Blunt.
Teknologji
10:53 / 17.05.2012
Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Sipas të dhënave të cilat i ka grumbulluar kompania Gartner, dërgesat e kompjuterëve personal në Evropën Perëndimore gj...
Ekonomi
10:27 / 17.05.2012

Spanja rikthehet në recension

Prodhimi i Brendshëm Bruto i Spanjës regjistroi një rënie me 0.3 për qind në tremujorin e parë në raport me tremujorin ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.