Evropa, vend kyç i trafikut të drogës, shqiptarët ndër më aktivët

21:39 / 31.01.2013
Evropa ka një rol kyç në vënien në dispozicion të know-how - të mënyrës si realizohet prodhimi i drogave, nga kanabisi e deri tek drogat sintetike, përfshirë edhe heroinën.

Ky është alarmi i lëshuar nga raporti i parë i BE-së mbi tregun e drogës, “i cili është gjithmonë e më i shpejtë për të reaguar'' ndaj ndryshimeve, por edhe “më fluid me rrugët e reja që shpërndan multi-substanca gjithmonë e më të përhapura”. Ndërkohë, interneti është ''lehtësues i rëndësishëm'', i përdorur edhe për shitjen dhe marketingun e drogave, bën të ditur Ansa.

Ndërkohë, siç bën të ditur BallkanWeb, grupet kriminale shqiptare spikatin në këtë raport si një ndër grupet më aktive në trafikun e kokainës dhe heroinës drejt vendeve të BE, por dhe si një vend burimi kryesor në prodhimin e kanabisit. BE dyshon se në Shqipëri dhe Moldavi ka edhe laboratorë për prodhimin dhe përpunimin e kokainës.

“Shqiptarët janë të përfshirë në aktivitetet të shumëfishta kriminale”, thuhet në këtë studim që përfshin vitet e fundit, ku citohet më tej se shqiptarët janë të përfshirë në trafikun e kokainës, drogave sintetike por dhe kanabisit.

Shqiptarët, sipas raportit, bashkëpunojnë ngushtë me partnerë turq për të trafikuar heroinë drejt Italisë që cilësohet si vendi më i madh i BE-së në konsumin e kësaj droge. Raporti citon se grupet kriminale shqiptare përdorin forma të ndryshme të transportit të drogës, si p.sh. skafet drejt Italisë, ndërsa vitet e fundit kanë forcuar lidhjet me grupet kriminale lituaneze dhe turke.

Raporti citon mes të tjerash se grupet kriminale shqiptare përdorin zona të caktuara në rajon, si në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri, për të ruajtur dhe magazinuar drogën. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim
 
 
Magazina
22:20 / 18.05.2013
Rike Roci

Xhelozia mes Ilirit dhe Elonës, të dy e duan Riken

Ngjarja që ka tërhequr më shumë vëmendjen gjatë kësaj jave në shtëpinë e “Big Brother”, ka qenë krisja e miqësi...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.