Familja Pruthi reagon ndaj “Drejtësia në Kosovë

13:54 / 13.02.2013

Familja Pruthi ka reaguar ndaj shkrimeve në media lidhur me çështjen se ia kanë mohuar vëllait trashëgiminë.

Keni bërë gabim të rëndë që e keni përfol dhe vjellë të pavërteta për Familjen Pruthi. Ne nuk kemi dashur që të mbushim hapsirën e juaj programore me qështjet tona familiare, por pasi që mirreni me këto punë dhe hyni në familjet Kosovare dhe vjellni të pavertëta me tendenca dhe të dirigjuara nga persona të tjerë do të ju jap verzionin e vërtetë të temës për të cilën këni bër emision nga gazetari i juaj tendencioz të paguar për të thënë të pavërteta për familjen Pruthi.

Blerim Pruthi ka qenë në Amerikë dhe është marrur vesh me Shkelzen Pruthin që t’a shesim shtëpinë dhe t’i ndajmë Paratë. Shkelzen Pruthi nuk ka pranuar që paratë nga shitja e shtëpisë të ndahen në 4 pjesë (sa trashëgimtar jemi) dhe ka thënë se me ligjin e Lekë Dukagjinit femrat nuk marrin ‘HISE’. Janë marrur vesh që ai të paguhet 80.000 €uro dhe ka thënë: ‘Unë i du 80.000 €uro e ju bëni çka të doni’.
Duke mos pasur rrugëdalje dhe për të ja plotësuar apetitet e pangopsisë Shkelzen Pruthit, nga shuma e shitjes së shtëpisë për 240.000 €uro, ia kemi dhënë 80.000 €uro!
Që është 35% më shumë së sa i takon. Kurse të tre trashëgimtaret i kemi nda nga 53.000 €uro.
Pasi që shtëpia u nda në tri pjesë shkuam në Gjyq ku Gjykatësi na pyeti a keni problem rreth ndarjes së parave. Ne i tham se nuk kemi. Na pyeti në sa pjesë janë nda paratë. Ne i treguam: Në tri pjesë. E krejt kjo për me mujt me e transferu shtëpinë në emër të blerësit.
Sipas nesh kjo punë u kry sipas dëshires së të pangopurit Shkelzen Pruthi, sepse mori aq sa deshti (35% më shumë se ne tre).
Më vonë Shkelzen Pruthi tha se nuk është i kënaqur me 80.000 €uro por i donte 100.00 €uro, dhe na kërcënoi që do të ‘na qes ne Gjyq’. Këtë dëshirë nuk kemi mundur të ia plotësojmë, sepse nuk kishimi më para që t’i japim të pangopurit Shkelzen Pruthi.
Kjo është e vërteta pse na ka paditur ai, zotëri Ispahiu. Pangopësija e tij është ajo e jo insinuatat e tjera të pavërteta.
Këto të gjitha i ka ditur gazetari i juaj, por nuk i ka thënë, sepse ka bërë marrëveshje me Edmond Pruthin, të cilën marrëveshje do ta shpalosim në Gjyq.
Si mendoni ju? Nëse ne me qëllim e kemi hjekur trashëgimtarin, është dashur të përfitojmë nga ajo punë, e jo me humb si ne që kemi humb. Ku është MOTIVI? Nëse ne kemi menduar të bëjmë dredhina dhe padrejtësi, është dashur të përfitojmë nga ajo punë e jo të humbim e të marrim 35% më pak se që na ka takuar të marrim. Gjithashtu, Shkelzen Pruthi donte që të merrte 45% më shumë se ne. Këtë dëshire të pangopurit Shkelzen Pruthi nuk mundemi me e plotësu, se I binte se jemi krejt Budallenj.
Sa i perket kinse Nostalgjisë që e ka për shtëpi, ju informoj se Babai Faik Pruthi nuk ka fol me të 30 vjet deri në vdekje, sepse Shkelzen Pruthi e ka malltretuar baben e vet, nënën, motren edhe neve vëllezërve dhe për këtë i kemi qindra dëshmitar e familiar që i dijnë të gjitha këto dhe që e njohim “delen e zezë” të familjes së Faik Pruthit. Tërë jetën e gjithë familja ka vuajt të zitë e ullirit nga Shkëlzen Pruthi. E tërë familja e gjerë e njeh kush është Ai.
Shkelzen Pruthi në atë shtepi nuk ka jetuar prej vitit 1985, sepse ka pasur banesë.
Ne e kemi mirëmbajt dhe investu shumë para për ta renovuar pas luftes, sepse policia Serbe e ka demoluar të gjithën gjatë luftës (dhe deshmitar janë krejt komshitë).
Ju zotëri Ispahiu keni ra shume ulët në bisht të Shkelzen Pruthit duke thënë shumë gënjeshtra dhe të pavërteta.
Kërkoj që këtë letër ta lexojë I njejti gazetar në (të montohet leximi i letrës edhe në reprizen e emisionit të mërkurën) emisonin e ardhshëm ‘Drejtësia në Kosovë. Përndryshe do të ju padisim për shpifje dhe për të pavërteta në emisionin tendencioz të njëanshëm pa deklarata të palës tjetër, të cilën gjë ju nuk guxoni ta bëni si Kryeredaktor. Gazetari i juaj është dashur të pres deri sa të na takojë të gjithëve dhe të mrer prononcimin e të gjithëve, e jo të ngutet e të bëjë emision të njëanshëm. Pse është ngutur dhe pse e ka bërë këtë, ai apo ju, e dini më së miri.

Me nderime,
Gazmend Pruthi
Blerim Pruthi
Fitore Pruthi

 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.