Familja ruse jetoi 40 vjet në skëterra: Nuk dinin gjë as për Luftën e Dytë Botërore (Foto)

23:43 / 31.01.2013

Gjatë studimeve në Siberi më 1978, gjeologët sovjetikë vërejtën nga aeroplani familjen gjashtë anëtarëshe Lykov, që jetonte në izolim, pa asnjë kontakt me pjesën tjetër të botës. Që nga viti 1988, kur e varrosi të atin e saj, në kasollen e vetmuar jeton vetëm Agafia Lykov, vetmitarja e fundit e Siberisë.

“Do Zoti, do të mbes këtu”, u ka thënë ajo gjeologëve që e vizitonin kohë pas kohe dhe që e ndihmuan për ta varrosur babanë.

Tajga siberian në rrethin Abakan. Gjashtë anëtarë të familjes Lykov kanë jetuar në këtë “shkretëtirë” të largët për më shumë se 40 vjet, krejtësisht të izoluar. Ky rajon gjendet 150 kilometra larg nga vendbanimi më i afërt njerëzor.

Dhe, këtë e bëri ajo. Sot, pas 25 vjetësh, Agafia që është pranë të shtatëdhjetave, jeton e vetmuar, thuhet në një tekst të publikuar në ueb-faqen e Institutit Smithsonian.

Karp Lykov dhe bija e tij Agafia, të veshur me rrobat që ua dhuruan gjeologët sovjetikë, jo shumë kohë pasi familja e tyre u rizbulua.

Në izolimin në të cilin jetonin, familja Lykov nuk e dinte se kishte ndodhur një luftë botërore, ndërsa ndaj arritjeve të botës moderne, që u janë prezantuar, nuk kanë reaguar me habi. Mirëpo, refuzuan të besojnë se njeriu ka zbarkuar në Hënë, ndërsa ideja e satelitëve ishte si e afërt për ta, meqë kanë “vërejtur yjet që lëvizin shpejt”. Karp Lykov, babai i familjes, arriti në përfundimin se "njerëzit kishin shpikur diçka dhe kanë dërguar në qiell zjarre që ngjajnë shumë me yjet”.

Lykovët kanë jetuar në këtë kasolle druri, që ndriçohej nga një dritare e vetme të vogël.

Familja Lykov i përkiste një sekte të kishës ortodokse, “Besimtarët e vjetër”, e cila në shekulli XVII kishte refuzuar reformat kishtare, për çka i është nënshtruar vazhdimisht persekutimit. Prandaj, u tërhoqën në tokat e largëta. Represioni nën sundimin e bolshevikëve u ashpërsua, kështu që ata nuk ishin të sigurt as në fshatrat e harruara. Kur në vitin 1936 i vritet vëllai me të cilin punonte në fushë, Karp Lykov e mblodhi familjen dhe u tërhoq thellë në pyje. Me të kanë qenë gruaja Akulina, djalin Savin (9) dhe bija Natalia (2).

Agafia Lykova (majtas) me motrën e saj Natalia.

Familja me vete mori disa fara dhe mobilet kryesore. Në tajgë ndërtuan një kasolle primitive prej druri dhe aty lindin edhe dy fëmijë: Dmitry (1940) dhe Agafia (1943), të cilët deri në vitin 1978 nuk kishin parë asnjë person i cili nuk i takonte familjes së tyre.

Përpjekjet e Pjetrit të Madh për të modernizuar Rusinë e shekullit të XVIII,. si pikë qendrore të reformave kishte ndalimin e mbajtjes së mjekrave. Për mjekër paguhej taksa shtesë. Rruaja ishte mallkim për Besimtarët e Vjetër, siç ishte Karp Lykov.

Për botën e jashtme dinin vetëm nga tregimet e prindërve, ndërsa argëtimi kryesor kishte të bënte me ëndrrat që ata ia tregonin njëri-tjetrit. Në kohën kur ata kontaktuan me botën e jashtme, Lykovët mbetën pa nënën, e cila vdiq më 1961, ndërsa pas kontaktit me të huaj, kanë vdekur edhe tre anëtarë të familjes: Savini, Natalia dhe Dmitry.

Dmitry (majtas) dhe Savini në një verë siberiane.

Vdekja e dy të parëve nuk mund t'i atribuohet kontaktit me të huajt, pasi ata vdiqën nga dështimi i veshkave, të shkaktuar ndoshta nga ushqimi i njëtrajtshëm, ndërsa Dmitry u prek nga pneumonia e shkaktuar ndoshta nga një virus që e sollën të huajt.

Agafia dhe Dmitry

Pas kontaktit të parë me familjen Lykov, ardhacakët ofrojnë bukë, biskota, reçel dhe ushqime të tjera, por ata i refuzuan me frikë, duke thënë se “e kanë të ndaluar”. E vetmja dhuratë që morën ishte kripa.

Agafia dhe Savini

Kur u pyetën nëse kishin ngrënë ndonjëherë bukë, babai u përgjigj se ai kishte ngrënë, por jo edhe fëmijët e tij. Ushqimi i tyre përbëhej kryesisht nga patatet, të përziera me thekër të grirë dhe fara kërpi, manat e egra sezonale, bari, rrënjët e pemëve dhe të fidanëve të rinj. Pranë kasolles rridhte uji i pijshëm me bollëk, e ndonjëherë kapnin ndonjë shtazë, për çka më së shumti dallohej Dmitry.

 

Një foto ruse për shtyp, ku shihet Karp Lykov (majtas i dyti) me Dmitryn dhe Agafian, të shoqëruar nga një gjeologët sovjetikë.

Lykovët jetonin gjithnjë buzë urisë, sidomos gjatë dimrave të ftohtë, kur acari shkatërronte edhe ato të korrura të pakta.Me vete në Siberi kishin tezgjahun dhe boshtin primitiv, në mënyrë që nga kërpi të bënin rrobat. Sende tjera të amvisërisë i kanë bërë nga druri dhe thuprat, nga të cilat kanë bërë edhe opinga primitive. Këto materiale, megjithatë, nuk janë rezistente ndaj zjarrit, kështu që kishin shumë vështirësi të zëvendësojnë objektet metalike dhe ky ishte edhe një problem shtesë për ta për përgatitjen e ushqimit.

“Prona” e Lykovëve e fotografuar nga aeroplani më 1980.

Përkundër gjithë kësaj, anëtarët treguan zgjuarsi të pazakontë në sigurimin e kushteve bazë të jetesës, me kushtet shumë të varfra që kishin në dispozicion. Ata ishin inteligjentë, ndonëse flisnin një gjuhë të vjetër, të vështirë për t'u kuptuar.

Varret e Lykovëve. Agafia është anëtarja e vetme e gjallë e familjes, që jeton e vetmuar në tajgë.

Fëmijët, nga rrëfimet e prindërve, e dinin se ekzistojnë qytetet, ndërtesat e mëdha dhe shtetet tjera pos Rusisë, ndërsa nëna i ka mësuar të lexojnë Biblën, librin e vetëm që e kishin në dispozicion. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.