Favorizohet universiteti që nuk i njeh institucionet e Kosovës

14:25 / 7.08.2012
Zyra e Komisioni Evropian në Kosovë nëpërmjet programit Tempus IV ka vendosur që nga gjashtë projektet me vlerë 2.5 milion euro, tri të ia jap Universitetit në veri të Mitrovicës përkundër faktit se ai vazhdon të mos i jep llogari institucioneve të Kosovës.

Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së bashku me Zyrën e Tempusit në Kosovë dhe Zyrën e Komisionit Evropian, në një konferencë për media, paraqiten rezultatet e përfituesve të Programi Tempus IV, ku nga 27 aplikime të universiteteve publike dhe private, me nga një program kanë përfituar Universiteti i Prishtinës, ai i Prizrenit dhe një Universitet Privat, kurse universiteti i veriut të Mitrovicës, i cili edhe pas dymbëdhjetë viteve po vazhdon të mos inkuadrohet në sistemin arsimor të Kosovës ka përfituar tri projekte.

Koordinatorja e Tempusit për Kosovë, Kimete Canaj këtë ndarje e ka arsyetuar me synimin e inkuadrimit të këtij universiteti në sistemin arsimor të Kosovës.

“Tri projektet tjera, janë te Universiteti i Mitrovicës, i cili dëshiron të integrohet në strukturën e arsimit të lartë në Kosovë”, ka thënë Canaj.

Drejtori për Arsim të Lartë në Ministrinë e Arsimit të Shkencës, Naim Hasani ka thënë të mos ketë qenë në dijeni që i ashtuquajturi Universiteti Prishtinës në veri të Mitrovicës, ka fituar tri projekte. Sipas tij, integrimi i tij në sistemin arsimor të Kosovës është çështje politike.

“Ne e dimë që në pjesën e veriut funksionon një universitet i cili për momentin nuk i njeh Institucionet e Kosovës, mirëpo ne shpresojmë që ai do të integrohet në bazë të ligjit. Faktikisht ne e kemi ligjin i cili u jep qeverisje komunave edhe në arsimin e lartë. Ata janë të obliguar të integrohen në sistemin e arsimit të lartë”, ka thënë Hasani.

Ndryshe, në projektet përfituese të këtyre universiteteve nuk shihej tendenca e integrimimit të tij në sistemin arsimor të Kosovës .
Gjashtë projektet përfituese, të cilët do të fillojnë së implementuari nga tetori i këtij viti dhe do të zgjasin më së shumti tri vjet, janë inkurajimi i procesit të Zhvillimit të kurrikulave bazuar në rezultatet e të nxënit dhe në mësimdhënie të orientuar në punë kërkimore në Institucionet Private të Arsimit të Lartë, fuqizimi i universiteteve për të përmbushur përgjegjësinë e tyre në sigurimin e cilësisë, reformimi i strukturës ndërdisiplinore dhe inovacioni në Arsimin e lartë për profesione të reja, ristrukturimi i programit studimor të arkitekturës në përputhje me standardet e BE-së, në cikël të gjatë duke e integruar programin master, trajnim i avancuar i mësimdhënësve dhe projekti i fundit titullohet zhvillimi i rrjetit të trajnimit për përmirësimin e arsimit në efikasitetin e energjisë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
21:14 / 23.05.2013
Amanda Seyfried

Amanda Seyfried ndihet më atraktive me gjinjë të mëdhenj

Aktorja e njohur, Amanda Seyfried, mendon se gjinjtë e mëdhenj të bukur që ajo i ka pasur në adoleshencë e kanë bërë a...
Teknologji
21:22 / 23.05.2013
Nokia EOS vjen gjatë korrikut?

Nokia EOS vjen gjatë korrikut?

Kohëve të fundit është folur shumë për telefonin e ri të Nokia’s, modelin EOS, i cili do të jetë telefoni i parë i ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.