Feith qëndroi në Bruksel në “takim lamtumirës”

18:34 / 31.08.2012
Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtarë në Kosovë, Pieter Feith, ka qëndruar sot në Bruksel, me ç’rast është takuar me komisionarin për zgjerim të BE-së, Stefan Fule. Nga ky takim nuk ka pasur pronocime për media, por nga burimet në BE është thënë se ky ka qënë një “takim lamtumirës kurtoazie”, raporton Rel.

Feith pritet që të largohet nga Kosova, pasi më 10 shtator përfundon mbikëqyrja ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës.

Gjatë një periudhe të mandatit të tij në Kosovë, diplomati holandez ka qënë edhe si Përfaqësues i posacëm i BE-së për Kosovën por, për shkak të kundërshtimit të disa vendeve të BE-së, të cilat nuk e njohin Kosovën, atij nuk i ishte vazhuar ky mandat dhe kishte mbetur vëtëm në cilësinë e shefit të Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë.

Kjo zyrë deri tash e ka përfaqësuar Grupin Ndërkombëtrar Drejtues për Kosovën, që përbëhej nga vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ky grup ka shpallur se më 10 shtator përfundon mbikëqyrja ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Pieter Feith
Pieter Feith
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.