Femra hakmerret për vrasjen e prindërve

12:02 / 14.09.2012
Gjakmarrja këtë herë është larë nga duart e një femre dhe pikërisht Marash Tonaj ka mbetur i vrarë nga duart e saj.

Burime zyrtare nga policia thanë për noa.al se ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në fshatin Vuksanaj të Dukagjinit në rrugët e këtij fshati ka si autore një femër e cila ka marrë hak për vrasjen e prindërve të saj.

Hetimet intensive bën të mundur që përmes metodave speciale nga strukturat e Krimeve të Rënda në Policinë e Shkodrës, të zbardhej, zbulohej dhe arrestohej autorja e krimit të rëndë.

33 vjeçarja Lena Guri (Pjollaj), banuese në fshatin Vuksanaj të komunës Shalë, u vu në pranga si autore e vrasjes, ndërsa u bë e mundur dhe gjetja e sekuestrimi në cilësinë e provës materiale e armës së krimit, armë zjarri automatik, model 56, armë të cilën autorja e kishte fshehur një zonë të pyllëzuar.

Nga hetimet e kryera mësohet që vrasja të ketë ndodhur për motive gjakmarrje, pasi në vitin 2003 vëllai i viktimës Nik Tonaj, ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasit Nik dhe Lule Pjollaj, prindërit e autores së dyshuar të vrasjes së Marash Tonaj. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Arma me të cilën u krye vrasja
Arma me të cilën u krye vrasja
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.