Festa e Birrës me mbi 50 mijë turistë në Korçë

11:42 / 19.08.2012
Nata e katërt "ndez" qytetin e Korçës. Mbi 50 mijë vetë mbushën mbrëmë sheshin e qytetit juglindor, duke krijuar një atmosferë festive. Festa e së shtunës nisi më herët se zakonisht. Edhe pse Festa e Birrës shënonte startin e saj rreth orës 20:00, mijëra pjesëmarrës populluan "Parkun Rinia" më herët, duke u bërë pjesë e tendave të "Birra Korça".

Serenatat korçare të kënduara nga Devis Xherahu, Kamela Islami, Landi e Xhoi, por edhe zëri i Redon Makashit, "harbuan" mijëra turistë, të cilët shijuan muzikën, gatimet tradicionale të qytetit, siç janë kërnackat. Pjesëmarrësit u entuziazmuan nga grupet angleze "The Good Natured Band" e "The Goaler's Doughter band". Ndërsa, konsumimi i birrës “Korça", arriti shifra marramendëse. Nën efektin e rritjes në maksimum të adrenalinës, pjesëmarrësit qëndruan deri në orët e para të mëngjesit në shesh, duke përcjellë kudo ndjesinë e festës.

"Kam ardhur nga Tirana. Dëgjova që në Korçë bëhet një festë gjigande dhe pihet birrë, ndaj së bashku me shoqërinë vendosëm të vijmë këtu. Absolutisht që kemi bërë zgjedhjen e duhur, gjithçka është fantastike, edhe çmimet janë shumë të lira në këtë festë", tha Andi për “Gazeta Shqiptare”.

Edhe personalitete të ekranit u bënë pjesë e festës më të madhe në Shqipëri. Aktorja e njohur Zamira Kita u shpreh se "është bukur që Korça organizon festa të tilla, ku marrin pjesë mijëra vetë”.

“Unë natyrisht nuk mund të rrija larg një feste si kjo, për më tepër që unë e adhuroj 'Birrën Korça'. Edhe tani jam duke konsumuar pikërisht këtë birrë. Është një birrë e mrekullueshme dhe absolutisht më e mira në Shqipëri”. /Telegrafi/
 

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:39 / 23.05.2013
Katherine Heigl

Heigl pëlqen jetën në fshat

Katherine Heigl kurrë nuk ka qenë më e lumtur se sa tash që është zhvendosur në Utah me burrin e saj Josh Kelley dhe dy ...
Teknologji
11:15 / 23.05.2013
LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave Android, përkatësisht modelin LG Optimus G...
Ekonomi
11:46 / 23.05.2013
Foto: Ilustrim

Kuvendi, në fund të qershorit raportin për faturat e KEK-ut

Komisioni i formuar nga Kuvendi i Kosovës, për hetimin e faturave të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), për janar ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.