Fillon procesi gjyqësor, “monstra” rrezikon burg të përjetshëm

10:39 / 9.01.2013
Tre muaj pas vrasjes makabre të 18- vjeçares Aishe Vata në fshatin Xhafzotaj të Durrësit, të mërkurën në Gjykatën e Shkallës së Parë të këtij rrethi nisi procesi gjyqësor ndaj monstrës, Shaban Norja.

Norja, 80- vjeçari akuzohet se më 11 tetor të vitit që shkoi vrau dhe më pas i preu kokën me sëpatë të dashurës së tij, 3 muajshe shtatzënë.

Burime zyrtare nga Prokuroria e Durrësit dje deklaruan se Norja rrezikon nga 15 vjet deri në burgim të përjetshëm, raporton BalkanWeb.

Dosja në Gjykatë mban numrin 924 dhe përbëhet nga tre fashikuj me 1026 faqe. Relatore e çështjes është Shpëtime Pitaku, ndërsa trupi gjykues do të kryesohet nga Ervin Metalla, i cili është dhe kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë të Durrësit.

Një ditë para gjyqit, “Gazeta Shqiptare” ka siguruar fotot ekskluzive të ngjarjes, trupit pa kokë, rrobave dhe atleteve që atë natë mbante veshur viktima, të cilat autori i krimit i kishte hedhur në vende të ndryshme, si dhe sëpatës me të cilën plaku pervers i preu kokën vajzës me origjinë nga Kukësi.

Në dosjen “Norja” ka një numër të madh akt-ekspertizash të viktimës dhe të ekzekutorit. Mes provave të shumta të grumbulluara nga prokuroria e Durrësit janë dhe tabulatet e dy numrave celularë Vodafone Club, me të cilët komunikonin 80-vjeçari Shaban Norja dhe 18-vjeçarja, Aishe Vata.

Nga të dhënat në dosje rezulton se gjatë periudhës shtator-tetor të vitit 2012 ka një numër shumë të madh thirrjesh telefonike mes viktimës dhe vrasësit, të cilat zgjasin nga 2 minuta deri në 35 minuta. /Telegrafi/

 

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
13:10 / 21.05.2013
Alban Dudushi

Dudushi kërkon divorc

Alban Dudushi ka vendosur të shkëputet edhe ligjërisht nga bashkëshortja e tij tashmë e larguar, Nigda Dako.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
13:21 / 21.05.2013

Viti 2013, vit i bashkëpunimit të Qeverisë me BERZH-in

Ministri i Infrastrukturës (MI), Fehmi Mujota priti në një takim shefin e zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.