Filmi anti-islamik, 15 të vrarë e mbi 60 të plagosur në Pakistan
Pesëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën gjatë protestave të së premtes në Pakistan, kundër filmit anti-islamik, të prodhuar në Shtetet e Bashkuara, dhe kundër karikaturave të Profetit Muhamed, të publikuara në një revistë franceze.Në Peshauar, 14 njerëz janë vrarë. Protestuesit kanë djegur dy kinema dhe Dhomën e Tregtisë. Sipas autoriteteve spitalore, në këtë qytet janë plagosur mbi 60 persona.
Në Karachi, një zyrtar i policisë është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në një shkëmbim zjarri me protestuesit, raporton The Washington Post.
Protestuesit në Lahore, Karachi dhe Islamabad janë përleshur me policinë, pasi kanë bërë përpjekje të arrijnë te ndërtesat diplomatike e Shteteve të Bashkuara dhe Francës. /Telegrafi/