Flamuri serb, distancohet kryetari i Kumanovës

13:14 / 2.07.2012
Kryetari i komunës së Kumanovës Zoran Damjanovski ka përgënjeshtruar vendosjen e flamurit serb në një nga objektet kryesore të komunës që udhëheq ai. Sipas tij, askush nuk mund të vendos flamurin serb para objektit të komunës, pasi një gjë e tillë nuk ka as bazë ligjore.

“Deri në ora 16, ditë e premte kam qenë në komunë dhe nuk ka pasur diçka të tillë sepse askush nuk mund ta vendos flamurin e Serbisë para objektit të komunës për shkak për një gjë të tillë nuk ka asnjë bazë ligjore. Brenda këtyre dy ditëve të vikendit nuk e di nëse ka ndodhur diçka e tillë dhe nuk besoj por në qoftë se dikush ka vepruar në atë mënyrë atëherë do të ketë sanksione, sipas ligjit”, tha kreu i Kumanovës Damjanovski.

Ai tha se do të kontaktojë edhe me personat kompetentë dhe në qoftë se ato ma konfirmojnë që flamuri serb është vendosur para komunës së Kumanovës, “atëherë me siguri do të marrim masa që personat përgjegjës të ndëshkohen”.

“Ndërsa, në qoftë se është vendosur jashtë objektit të komunës ku Shoqatat serbe kanë festuar për festat e tyre, atëherë ajo është e drejtë e tyre”, shtoi më tej Damjanovski. Flamuri serb u tha se kishte qëndruar dy ditë me radhë në objektin në fjalë, për t’u hequr më pas gjatë ditës së djeshme.

Ndërkohë, fill pas kësaj kanë reaguar këshilltarët shqiptarë që bëjnë pjesë në Këshillin komunal të komunës.

Zija Saiti nga BDI me të marrë lajmin ka shkuar në objektin e komunës me çka është vërtetuar se flamuri është shmangur. “Me vendim të këshillit komunal të komunës nuk është vendosur flamur aty. Nuk e kam ide se nga paska ardhur ai flamur aty. Është e vërtetë që kanë pasur festë serbët, mirëpo ky nuk është shkas për vendosjen e flamurit serb”, tha këshilltari nga radhët e BDI-së Zija Saiti, transmetojnë mediat.

Ka reaguar edhe deputeti i DPSH-së Halil Kurtishi duke kërkuar që të hiqet ky flamur në pjesën qendrore të objektit të kuvendit komunal, duke shtuar se është një shenjë e përbuzjes nga ana e kryetarit të Kumanovës. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
15:24 / 19.06.2013

Fillojnë pushimet për Çilin

Çiljeta Xhilaga sivjet i ka filluar shumë më herët pushimet e saj, kjo pasi ka një shoqërues të veçantë, djalin katër...
Teknologji
14:57 / 19.06.2013
Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tr...
Ekonomi
15:26 / 19.06.2013

Sektori i bujqësisë ka kapacitet për vende të reja pune

Kryetari i Aleancës për Prishtinën, Besnik Tahiri i shoqëruar nga ekipi i tij vizituan fshatrat Vranidoll, Tenezhdoll dhe B...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.