Fluturakja misterioze iraniane (Video)

20:59 / 3.02.2013
Irani ia paraqiti opinionit publik fluturaken misterioze për të cilën thonë se fjala është për një aeroplan të “padukshëm”. Ajo është prezantuar në kuadër të festimeve që shënojnë revolucionin islamik të vitit 1979.

Lajmin për këtë fluturake e ka publikuar agjencia shtetërore iraniane. Fjala është për aeroplanin Qaher F-313. Se për çfarë fluturake është fjala, ende nuk dihet qartë.

Ka spekulime se mund të jetë një aeroplan ushtarak, i ngjashëm me F22 të prodhimit amerikan, apo për fluturake pa pilot. Mediat e huaja në raportet e tyre theksojnë mundësinë se mund të jetë fjala për një blof iranian, pra se para publikut paraqitet një makete jofunksionale.

Në ndërkohë, Ministri i Jashtëm iranian, Ali Ekber Salihi, tha se vendi i tij është i gatshëm të negociojë direkt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për programin bërthamor iranian.

Gjatë fjalimit në një nga panelet e Konferencës së 49-të të Sigurisë në Munih, bisedimet e presidentit të Iranit me zëvendëspresidentin amerikan Joe Biden i ka cilësuar si “një hap në të ardhmen."

"Ne jemi të gatshëm për negociata. Nuk kemi asnjë pengesë për këtë", tha Salihi, duke shtuar se "Irani ka ndërmarrë hapa në të kaluarën, porse pala tjetër ka dështuar të përmbushë detyrimet e saja".

Ai theksoi se pavarësia politike është prioritet kryesor i këtij vendi dhe se Irani nuk do të tërhiqet nga negociatat mbi programin e tij bërthamor.

Duke iu referuar luftës civile në Siri, Salihi ka thënë se të dyja palët në këtë vend bëjnë gabime, porse duhet të ndalet gjakderdhja. Ai tha se koha do të tregojë se kush në Siri kishte të drejtë e kush jo. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
13:55 / 23.05.2013
Paris Hilton

Paris Hilton ta riprovojë veten në muzikë

Paris Hilton pritet të ketë një shans të dytë për të shijuar sukses në top lista, pasi ka nënshkruar marrëveshje muzi...
Teknologji
11:15 / 23.05.2013
LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave Android, përkatësisht modelin LG Optimus G...
Ekonomi
11:46 / 23.05.2013
Foto: Ilustrim

Kuvendi, në fund të qershorit raportin për faturat e KEK-ut

Komisioni i formuar nga Kuvendi i Kosovës, për hetimin e faturave të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), për janar ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.