FOL: Të pavërtetat e Qeverisë

12:06 / 21.10.2012
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi dhe ministri i punëve të brendshme, Bajram Rexhepi po i “hanë fjalët e veta”,sepse kohë më parë kanë përjashtuar çdo lloj mundësie për bisedime politike me Serbinë,kurse tash thonë se Kosova është e gatshme dhe duhet të ketë dialog politik. Ndërkaq, nënkryetari i AAK-së, Blerim Shala është në kundërshtim me qëndrimin e kamotshëm të AAK-së se në asnjë rrethanë nuk do të bëjnë koalicion me PDK-në.

Lëvizja FOL, në raportin e verifikimit të deklaratave të zyrtarëve të lartë shtetëror të Kosovës, deklaratat e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të punëve të brendshme, i ka quajtur si kontradiktore,kurse deklaratën e kryeministrit Thaçi se Kosova ka implementuar në tërësi dokumentin e presidentit Ahtisaari, e ka quajtur si të pavërtetë.

Sipas këtij raporti, Kryeministri Thaçi patë deklaruar kështu në një konferencë të përbashkët me Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtarë në Kosovë Pieter Feith, pak minuta pasi Grupi Ndërkombëtar Drejtues i pati dhënë fund Pavarësisë së Mbikëqyrjes së Kosovës.

Megjithatë, sipas Lëvizjes FOL, është e ditur botërisht që Pakoja e Ahtisarit nuk është implementuar në tërësinë e saj.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka dhënë deklarata kontradiktore, pasi që para një viti kishte përjashtuar çdo lloj mundësie dhe ideje për bisedime politike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Kurse, në më pak se tre jave vetë Kuçi ka deklaruar pikërisht të kundërtën duke shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për dialog politik me Serbinë.

Mirëpo, ajo çfarë mbetet krejtësisht e paqartë është se çfarë nënkupton “dialogu politik’ më Serbinë?!

“Nuk ka asnjë informacion se për çfarë do të bisedohet, cila është agjenda, sa do të zgjatin këto bisedime dhe shumë çështje të tjera, e të cilat as Kuçi dhe askush nga Qeveria e Kosovës nuk i ka shpjegua”, thuhet në raport.

Kontradiktor, në deklarata ka qenë edhe ministri i punëve të brendshme,Bajram Rexhepi,i cili në fillim të vitit 2011 e kishte përjashtuar çdo lloj mundësie që çështja e veriut të vendit të dialogohet me Serbinë, kurse para pak muajve ka thënë se me Beogradin duhet të diskutohet në nivele politike.

Edhe deklarata e nënkryetarit të parë të AAK-së Blerim Shala,është në kundërshtim me qëndrimin e kamotshëm të përfaqësuesve të kësaj partie se në asnjë rrethanë nuk do të bëjnë koalicion me PDK-në. Për më tepër është vetë vëllai i kryetarit të partisë së AAK-së, Daut Haradinaj, i cili në një deklarim të tij publikë ka pohuar se “ne me PDK-në nuk hyjmë në koalicion asnjëherë”. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:06 / 19.05.2013
Cascada, Foto: Getty Images

“Merkel i ka fajet për mossuksesin e Gjermanisë në Eurovision”

Gjermanët mendojnë se renditja e dobët e pjesëmarrësve të tyre në Festivalin Evropian të Këngës është si pasojë e ...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.