Fraksioni islamik kërkon paqe në Mali

23:17 / 24.01.2013
Një prej grupeve islamistë që luftojnë kundër Francës dhe qeverisë vendase në veriun e Malit kërkoi “paqe” dhe “dialog”, raportoi të enjten “Agence France Presse”.

Sipas “AFP”-së, një zhvillim i tillë tregon se përballë ndërhyrjes franceze dhe epërsisë të padiskutueshme ushtarake, grupet militante kanë filluar të përçahen.

Në një komunikatë, Lëvizja Islamike e Azavadit (LIA) lajmëroi se ndahej nga grupimi kryesor që udhëheq luftën e terroristëve, “Ansar Dine” dhe se tërhiqej nga çdo formë e “ekstremizmit dhe terrorizmit”.

Komunikata ishte e firmosur nga udhëheqësi i grupit, Alghabass Ag Intalla, një anëtar me ndikim i “Ansar Dine”-s dhe një prej figurave me më shumë ndikim mes xhihadistëve në Malin Verior, transmeton TCH.

Franca ka dërguar disa mijëra trupa në Mali, për të ndërprerë avancimin e islamistëve që kërcënonin pushtimin e të gjithë vendit, pasi shpallën një shtet të pavarur të panjohur ndërkombëtarisht në gjysmën veriore të shtetit afrikan.

Gjatë javës së shkuar, kombinimi i bombardimeve franceze, i operacioneve të forcave komando, në bashkëveprim me trupat qeveritare maliane, lejoi një mësymje të gjerë mbi territorin e mbajtur nga rebelët dhe rikthimin e disa qyteteve kryesore nën administrimin e qeverisë.

Në dhjetë muajt e fundit, të fuqizuar nga armatimet e siguruara gjatë krizës libiane (2011-12), tre grupime të fuqishme islamike arritën të vendosnin veriun e Malit nën administrimin e tyre.

LIA është një prej fraksioneve kryesore të lëvizjes më të rëndësishme islamike, të njohur me emrin “Ansar Dine”. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.