Franca këshillon Izraelin të shmangë sulmet ndaj Iranit
Ministri i Jashtëm francez, Lorent Fabius, paralajmëroi Izraelin se një sulm kundër objekteve bërthamore të Iranit do të jetë kundër-produktiv.“Unë absolutisht kundërshtoj që Irani të ketë armë bërthamore, por mendoj se në qoftë se do të ketë një sulm izraelit, për fat të keq kjo mund ta shndërrojë Iranin në një viktimë”, ka thënë Fabius për televizionin BFM të Francës.
“Ne jemi duke thënë se duhet të rrisim sanksionet dhe në të njëjtën kohë, të vazhdojmë negociatat me Iranin në mënyrë që të japë dorëheqje”, tha ai.
Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë miratuar tashmë disa raunde të sanksioneve ndaj Iranit për shkak të programit kundërthënës bërthamor të tij, për të cilin, Perëndimi hedh dyshime se ka për qëllim krijimin e armëve bërthamore. Teherani hedh poshtë këto akuza. /Telegrafi/