Freedom House: Rritet shtypja e lirisë në internet

12:17 / 24.09.2012
Një raport i ri i grupit për mbikëqyrjen e të drejtave të njeriut me seli në SHBA, Freedom House, njofton se qeveritë në mbarë botën kanë intensifikuar shtypjen e lirisë së internetit, ndërkohë që mjetet e tyre për ta bërë këtë po bëhen më të sofistikuara.

“Liria në internet 2012”, që mbulon vitin 2011 dhe gjysmën e parë të vitit 2012, gjithashtu citon një tërheqje prapa të shoqërisë civile në kundërshtimin e represionit online.

Sipas raportit, fenomeni i komentatorëve të paguar pro-qeveritarë është vërejtur në 14 prej 47 vendeve të studiuara dhe sulmet kibernetike ishin edhe më të përhapura, transmeton REL.

Ligjet që kufizojnë lirinë në internet dhe sulmet fizike kundër kritikëve online kanë shënuar rritje. Irani, Kuba, dhe Kina kanë marrë pikët më të ulëta, ndërsa Bjellorusia dhe Uzbekistani u renditën gjithashtu në vendet “jo të lira”. Estonia u vlerësua si vendi më i lirë për internet. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:45 / 21.05.2013
The Doors

Ndërron jetë Ray Manzarek, njëri nga themeluesit e “The Doors”

Njëri nga themeluesit e bendit legjendar “The Doors”, Ray Manzarek, ka ndërruar jetë në moshë 74-vjeçare.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.