Frikë hakmarrjeje pas vrasjes së Ajshes

18:03 / 20.10.2012
Pasi kanë kaluar 10 ditë nga ngjarja dhe krimi ekstrem që ndodhi në Xhafzotaj, të afërmit e 80-vjeçarit Shaban Norja i tremben një hakmarrjeje të mundshme.

Në një intervistë të dhënë për gazetën “Panorama”, fëmijët e të moshuarit pohuan publikisht se u druhen reagimeve që mund të vijnë nga familja e Ajshe Vatës, ndonëse kryefamiljari i kësaj të fundit është shprehur se nuk do të merret me këtë punë dhe gjithçka ia ka lënë në dorë Drejtësisë. Por, duke marrë parasysh procedurat që ndiqen në rastet të tilla, ku për hakmarrje nuk kursehen as pjesëtarë të fisit, të afërm të autorit pohojnë se me atë që ka bërë i moshuari, i ka futur në siklete të mëdha.

Ata i tremben faktit se secili prej tyre mund të bëhet viktima e radhës, ndërsa përmendin dhe origjinën e familjes së 18-vjeçares Ajshe Vata, nga Kukësi. Që kjo të mos ndodhë, Policia e Durrësit ka marrë të gjitha masat e nevojshme, duke mbikëqyrur dhe mbajtur nën vëzhgim të dyja familjet. Një patrullë policie është vënë në gatishmëri për ndonjë të papritur, e cila patrullon rreth fshatit Xhafzotaj dhe pranë banesës së 18-vjeçares Ajshe Vata.

Nga burime zyrtare të Policisë së Durrësit konfirmohet fakti se pas marrjes në pyetje të babait të studentes së masakruar natën duke u gdhirë 11 tetori, Muhamet Vata ka deklaruar se nuk do përdorë vetëgjyqësinë. Kur ka kaluar më shumë se një javë nga vrasja e saj, në fshat mbizotëron heshtja. Edhe vizitat që të afërm apo banorë kryejnë në familjen Vata për ngushëllim sa vijnë e rrallohen. Në këtë mënyrë, uniformat blu e kanë më të thjeshtë për të mbajtur nën kontroll situatën, e cila të jep përshtypjen se duket mjaft e qetë.

Nga banorët e zonës mësohet se familjarët e Ajshe Vatës i janë rikthyer jetës së përditshme, dhe sipas tyre nuk është dëgjuar asnjë element i përgjigjes me të njëjtën monedhë, siç bëri Shaban Norja me vajzën e tyre, vetëm 18 vjeçe.

Ndërkaq, edhe pse 80-vjeçari Shaban Norja ka pohuar se është ai autori i vrasjes së 18-vjeçares Ajshe Vata, oficerët që po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes vijojnë me marrjen e dëshmive nga banorët e zonës dhe familja Vata. Ekspertët e krimit janë të bindur se 80-vjeçari është autori i vrasjes së të resë, por shprehen se nuk do të nënvlerësojnë asnjë informacion që vjen nga terreni, prandaj mund të duken për një kohë të gjatë rreth vendit ku ndodhi ngjarja e rëndë, për të mbledhur të tjera prova në mënyrë që të kopsitin dosjen “Ajshe Vata”.

Aktualisht, autori i masakrës ndodhet në dhomat e paraburgimit të Durrësit, në pritje të marrjes së dënimit të tij. Shaban Norja është cilësuar si një person i padëshiruar edhe nga bashkëvuajtësit e tjerë të dënuar për vepra të ndryshme penale. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Teknologji
13:30 / 17.06.2013
Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung është duke planifikuar të lëshojë versione të ndryshme të telefonit të saj kryesor, Galaxy S4, përkatësisht e...
Ekonomi
9:18 / 18.06.2013
Foto: Ilustrim

Fermerët s’i kënaq fondi për kredi

Krijimi i fondit garantues për kreditë bujqësore, nuk po i kënaq fermerët. Ata nuk po vërejnë ndonjë dallim të madh nÃ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.