Frikë nga keqpërdorimi i fondit për veriun

16:58 / 19.01.2013
Krijimi i një fondi të përbashkët mes Kosovës dhe Serbisë, për veriun, rrezikon që të keqpërdoret pa zhbërjen e strukturave të sigurisë së Serbisë, që veprojnë në veri të Kosovës. Kështu vlerëson analisti nga Instituti KIPRED, Shpend Kursani.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai Serbisë, Ivica Dacic, janë dakorduar për krijimin e një fondi të përbashkët për veriun e Kosovës, fond ky, i cili do të menaxhohet nga përfaqësues të BE-së dhe do të mirëmbahet nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë.

Shpend Kursani nga instituti KIPRED, thotë për Radio Kosovën se krijimi i një fondi të tillë pa zhbërjen e strukturave paralele në veri, krijon mundësi për keqpërdorimin e këtij fondi nga strukturat e sigurisë së Serbisë që veprojnë në veri.

“Një fond i tillë do të shkon në të mirë të qytetarëve të Kosovës, mirëpo problemi është se mos largimi i strukturave të Serbisë, do t’i minimizojë efektet që ky fond do t’i kishte në të kundërtën, në qoftë se institucionet e Kosovës do të shtriheshin siç parasheh edhe plani i Ahtisarit”, thotë Kursani.

Krijimi i fondit do të shënojë edhe fillimin e bashkëpunimit të serbëve në veri me institucionet e Kosovës. Por, Kursani thotë se problemi qëndron nëse strukturat e sigurisë së Serbisë në veri, do të largohen, apo do të zyrtarizohen nga institucionet e Kosovës.

“Qytetarët e Kosovës do të afrohen përmes këtij fondi me institucionet e Kosovës, por tani duhet të shohim se a do të ofrohen institucionet e Kosovës me strukturat e Serbisë atje. Do të thotë a do të largohen strukturat e Serbisë, apo institucionet e Kosovës do të zyrtarizojnë ato”, tha Kursani.

Ndryshe, sipas mediave në Kosovës, gjatë bisedimeve në Bruksel, kryeministri, Hashim Thaçi ka insistuar që ky fond të mbulojë gjithë regjionin e Mitrovicës, që përfshinë edhe Vushtrrinë, Skënderajn dhe pjesën jugore të Mitrovicës.

Mësohet se shuma e këtij fondi do të jetë 16 milionë euro dhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës do të kenë të drejtë që të bëjnë kërkesa për investimet më me prioritet në atë pjesë të Kosovës. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Shpend Kursani
Shpend Kursani
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.