FSK-ja ‘storie’ e suksesit

15:02 / 30.01.2013

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka quajtur FSK-në si ‘storie të suksesit’, jo vetëm për Kosovën, por edhe për aleatët e saj dhe të gjithë ata që ndihmuan që kjo forcë të arrijë deri këtu.

Haradinaj gjatë një vizite bërë FSK-së, u shpreh i kënaqur me të arriturat e kësaj force dhe me planet që ajo i ka në të ardhmen.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është një storie e suksesit për Kosovën dhe për të gjithë ata që e kanë përkrahur, aleatët e Kosovës dhe vendet që na kanë ndihmuar për të ardhur deri këtu”, ka thënë ai.

Haradinaj është shprehur i entuziazmuar me përfaqësimin dhe numrin e femrave të përfshira në këtë forcë.

Ndërkaq, zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Shemsi Veseli theksoi se FSK ka nevojë për mbështetje të sinqertë.

“Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK) ka nevojë për mbështetje të sinqertë dhe për mbështetje që do t’i avanconte proceset e saj. Në anën tjetër, duhet thënë se pikërisht vizita e sotme e Ramush Haradinajt është një udhërrëfyes dhe shembull që duhet ta ndjekin të gjithë liderët e partive politike që të vijnë dhe ta vizitojnë institucionin e FSK-së, për shkak se është institucion jopolitik”, ka thënë ai. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.