FSK përfundoi ndërtimin e një shtëpie humanitare
Pjesëtarët e Batalionit të Xhenios të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me komunën e Istogut, përfunduan punën dy mujore për ndërtimin e një shtëpie (72m katrorë) për familjen katër anëtarëshe të Osman Hazirit nga Dragolevci i Istogut.Major Mehdi Maloku komandant i Batalionit të Xhenios u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin e FSK-së dhe komunën e Istogut dhe shprehu gatishmërinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës edhe për të ardhmen për të realizuar projekte të tilla humanitare.
Kurse për kryetarin e komunës së Istogut Haki Rugova, gatishmëria dhe prezenca e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës ishte jashtëzakonisht e rëndësishme si për komunitetin, por edhe për punën që kanë ofruar këta pjesëtarë.
Osman Haziri, kryefamiljari të cilit iu dorëzuan çelësat e shtëpisë, tha se pa iniciativën e KFOR-it, donacionin e komunës së Istogut dhe punën e mundin e pjesëtarëve të FSK-së kjo shtëpi nuk do të ishte ndërtuar. /Telegrafi/