Ftesë opozitës të bëhet pjesë e dialogut me Serbinë

21:43 / 13.08.2012
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk do të hyje i vetëm ne bisedimet me Serbinë. Udhëheqës të kësaj partie kanë thënë për KTV-në se kryministri do t’i bëjë ftesë opozitës për të qenë pjesë e bisedimeve politike me Serbinë.

Kjo parti gjithashtu çështjen e përgjegjësisë së bisedimeve politike do të ja kalojë edhe Kuvendit të Kosovës, i cili do të vendosë së a duhet të zhvillohen apo jo bisedimet politike me Serbinë.

Adem Grabovci nga kjo parti ka thënë që domosdoshmërish është e nevojshme edhe opozita të jetë pjesëmarrëse në bisedimet politike, raporton Koha.

Mirëpo thirrjes së PDK-së, nuk ju ka përgjigjur LDK-ja. Kryetari i kësaj Partie Isa Mustafa, ka thënë se LDK-ja nuk ka asnjë arsye që të ketë bisedime politike me Serbinë dhe ata nuk do të jenë pjesë e këtyre bisedimeve. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Hashim Thaçi
Hashim Thaçi
 
 
Magazina
20:01 / 24.05.2013
Adrian Gaxha dhe Floriani

Gaxha dhe Floriani sjellin këngën e re

Adrian Gaxha dhe Floriani kanë lansuar sot këngën e tyre më të re duet të titulluar “Kjo Zemër”.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.