Fule kërkon rezultate konkrete për 12 prioritetet
Në kuadër të vizitës së Presidentit Bujar Nishani në Bruksel, është theksuar fakti se Shqipëria ka mundësi reale drejt integrimit.Deklarata në fjalë u dha gjatë takimit të Kreut të Shtetit shqiptar Bujar Nishani me Komisionerin për Zgjerimin në dhe Politikën Europiane të Fqinjësisë, Stefan Fule.
“Vlerësoj rolin kyç të Presidentit për promovimin e dialogut mes palëve dhe vijimin e reformave. Shqipëria ka perspektivë reale për progres drejt integrimit, por theksoj se Shqipëria duhet të përfundojë për këtë sa më parë reformën parlamentare dhe atë në drejtësi”, u shpreh Fule, raporton noa.al.
Ndër të tjera Fule ka theksuar se reformat janë hap në drejtimin e duhur për në Bashkimin Europian, ku kërkoi rezultate konkrete për plotësimin e 12 prioriteteve.
Në vijim Presidentit Bujar Nishani pritet të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm te NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, takim i cili do përmbyllet me një konferencë për mediat.
Në mbyllje të takimeve Nishani do marrë pjesë edhe në takimin e organizuar nga Fondacioni Konrad-Adenauer dhe të moderuar nga eurodeputetja Doris Pack. /Telegrafi/