Fule: Kosova ta ketë një plan për veriun

13:59 / 4.02.2012
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule, ka kërkuar që Kosova ta ketë një plan për pjesën veriore të Kosovës.

Pas takimit të djeshëm në Munih të Gjermanisë, me presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga, Fule ka theksuar nevojën për plan afatgjatë dhe gjithëpërfshirës për veriun e Kosovës. Ai ka shtuar se KE është e gatshme ta ndihmoj këtë përpjekje, “në mënyrë teknike dhe financiare”.

Fule ka inkurajuar Kosovën që të jetë e përkushtuar në dialogun me Serbinë, që të jetë konstruktive e fleksibile për zgjidhje kompromisi për çështje të rëndësishme - siç është bashkëpunimi rajonal.

Nëpërmjet kumtesës së tij, të cilën e transmeton Rel, ai ka spikatur se është e rëndësishme që marrëveshjet e arritura me dialog të zbatohen në tërësi dhe që ato t’i mbështesin të gjitha forcat politike në Kosovë.

Gjatë takimit me presidenten Jahjaga, Fule ka përkujtuar se me vendimet e Këshillit të BE-së, të muajit dhjetor, është paraparë forcimi i theksuar i bashkëpunimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës. Në këtë kuadër, ai ka theksuar se përgjegjësia për realizimin e perspektivës evropiane të Kosovës është para se gjithash “në anën e autoriteteve të Kosovës”. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
 
 
Magazina
10:22 / 17.05.2012
Genta Ismajli

Genta Ismailji bashkëpunim me Dj Blunt

Këngëtarja Genta Ismajli do të vijë në bashkëpunim kësaj radhe me DJ kosovar DJ Blunt.
Teknologji
10:53 / 17.05.2012
Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Sipas të dhënave të cilat i ka grumbulluar kompania Gartner, dërgesat e kompjuterëve personal në Evropën Perëndimore gj...
Ekonomi
10:27 / 17.05.2012

Spanja rikthehet në recension

Prodhimi i Brendshëm Bruto i Spanjës regjistroi një rënie me 0.3 për qind në tremujorin e parë në raport me tremujorin ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.