Fule: Negociatat për MSA-në nisin në vjeshtë

16:16 / 18.07.2013

Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fule pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se në vjeshtë duhet të fillojnë negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me BE-në, duke shprehur besimin se negociatat e tilla mund të përmbyllen deri në pranverën e ardhshme.

Ai tha se do të ketë çështje të vështira, por që do të tejkalohen.

Fule tha se Kosova ka punuar shumë në përmbushjen e pritjeve evropiane. Sipas tij, Kosova ka shënuar përparime të mëdha në raport të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë si dhe hapjen e negociatave për MSA-në.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se Kosova ka gatishmëri të plotë për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e raporteve me Serbinë.

Ai tha se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për respektim të marrëveshjes në përpikëri.

Thaçi deklaroi se tashmë ka filluar zbatimi i marrëveshjes. Sipas tij, përkushtimi i Qeverisë është që bashkërisht me ndërkombëtarët të punojnë që edhe në veri të ketë kushte për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Sipas tij, reformat administrative po vazhdojnë, ndërsa tha se po punojnë për më tepër rend dhe ligj. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.