Funksionalizohet “Patrioti” i parë në Turqi

20:19 / 26.01.2013
Njëra nga gjashtë raketat Patriot, të cilat NATO i ka vendosur në Turqi, për të mbrojtur kufirin e saj nga sulmet eventuale të Sirisë, ka hyrë sot në funksion, ka bërë të ditur Aleanca Veriatlantike.

“Kjo raketë, të cilën Holanda ia ka ofruar NATO-s në dispozicion, do të ndihmojë qytetin Adan dhe banorët e tij që të mbrohen nga kërcënimet raketore”, thuhet në kumtesë, transmeton Rel.

Po sipas saj, janë edhe pesë raketa Patriot që presin të bëhen operative në ditët në vijim.

Raketat që ka dhënë Gjermania, do të vendosen në Marash, rreth 100 kilometra në verilindje të Adanit, ndërsa ato amerikane në Gaziantep.

Kur të gjitha raketat të bëhen operative, rreth 3.5 milionë turq do të jenë të mbrojtur, thuhet në kumtesën e NATO-s. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
9:54 / 23.05.2013
Eva Longoria

Longoria me titull master

Eva Longoria ka një mirënjohje të re në rezymenë eë saj, pasi ka marrë titullin master gjatë të mërkurës.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
8:50 / 23.05.2013
Foto: Ilustrim

BE rrit luftën kundër evazionit tatimor

Liderët e Bashkimit Evropian janë pajtuar për një shkëmbim automatik të informacioneve bankare anembanë bllokut, deri n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.