Fusnota hiqet kur të na njohë BE-ja

10:29 / 27.02.2013

Fusnota që i është veshur emrit të shtetit gjatë bisedimeve teknike me Beogradin nuk është thjeshtë një “flluskë bore” e cila shkrin me të dalë pranvera.

Këtë e ka pranuar edhe vetë zv/kryeministrja Edita Tahiri, e cila para një viti ishte shprehur optimiste se fusnota nuk do t’i mbijetonte stinëve të nxehta të vitit.

Në një intervistë për “Tribunën”, ajo ka thënë se fusnota do të hiqet në momentin kur Kosova të njihet edhe nga pesë vendet e BE-së, që deri tani nuk e kanë mbështetur pavarësinë e vendit tonë. Tek kur të vijë ajo ditë, sipas saj, Kosova do të paraqitet me emrin e saj si Republikë.

Lidhur me Marrëveshjen e IBM-së, ajo ka deklaruar se kjo marrëveshje është duke u zbatuar me sukses.

Kurse marrëveshja e mundshme për telekomunikacionin, sipas saj, do të konfirmojë se Kosovës i takon kodi shtetëror telefonik 383 ose 384. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.